Shkurte Gashi dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani, vendosën që ta mbanin të fshehtë shtatzëninë e këngëtares derisa në jetë erdhi djali i tyre, Mali.

Pak ditë më parë, artistja tregoi gjatë një interviste se vendimi për të mos e zbuluar pritjen e ëmbël kishte të bënte edhe me faktin se ajo përkoi me nisjen e pandemisë. Për më tepër, sipas Gashit, “gratë shtatzëna janë më të sulmuarat në rrjete sociale”.

Tashmë që Mali është rritur pak, Shkurte dhe bashkëshorti i saj nuk janë më të frikësuar për shëndetin e të birit, prandaj, këngëtarja vendosi të surprizojë të gjithë ndjekësit në Instagram me publikimin e fotove me barkun e rrumbullakosur.

Si Shkurte, ashtu edhe Alberti shihen të veshur me të zeza në fotot e publikuara. Shkurte mban të veshur një fustan të ngushtë që i tregon qartë barkune madh të rrumbullakosur.
“Periudha jonë e bukur”, ishte mbishkrimi që artistja zgjodhi për këto imazhe që janë kthyer tashmë në kujtimin e saj më të bukur.

Javëne kaluar, Shkurte rrëfeu edhe historinë se si është njohur me partnerin e saj. Ajo tregoi se si një mesazh i dërguar gabimisht nisi bisedën mes të dyve, e cila nuk ndaloi më kurrë.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.

Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal, se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.

Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë.

Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot,”- rrëfeu Shkurtja.


