Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya ka zgjedhur së fundmi të mos jetë shumë aktive në media.

Dhe arsyen e kuptuam vetëm tani. Maya ka arritur që për tetë muaj me radhë të mbaj sekret se është në pritje të ëmbël.
Një ditë më parë, në studion e emisionit “Fun Day”, dy gazetarët e “Inlife” zbuluan se këngëtarja e njohur është shtatzënë. Gjithashtu, është mësuar se ajo do të bëhet nënë e një djali.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm tre muaj më parë, Maya publikoi këngën “Kënga jonë”, në bashkëpunim me këngëtaren Fatmira Breçani. Madje edhe gjatë realizimit të videoklipit, këngëtarja ishte kujdesur të vishte fustane të gjëra, duke fshehur barkun e rrumbullakosur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
