Reperja e njohur, Cardi B do të bëhet nënë për herë të dytë!

Reperja zbuloi lajmin ndërsa performonte me burrin e saj Offset dhe grupin e tij “Migos” të dielën në mbrëmje në “BET Awards”, raporton “People”.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje të ngushtë të tejdukshme dhe me gurë, të cilët formonin një rreth për të treguar barkun e rrumbullakosur të saj.

Çifti janë tashmë prindër të vajzës Kulture Kiari, e cila mbush 3 vjeç në korrik. Offset, 29 vjeç, është gjithashtu baba i vajzës Kalea, 6 vjeç, dhe i djemve Kody, 6 vjeç, dhe Jordan, 11 vjeç, nga marrëdhëniet e mëparshme.

“# 2”, shkroi Cardi B, 28 vjeç, krahas një fotoje në Instagram nëpërmjet së cilës jepte lajmin emocionues. Ajo e publikoi atë pak minuta pas performancës në skenë.

Cardi B dhe Offset u martuan në shtator të 2017-ës. Megjithëse çifti ka pasur shumë ulje e ngritje, duke përfshirë edhe një kërkesë për divorc vjeshtën e kaluar, ata u pajtuar në nëntor dhe tashmë duken më të lumtur se kurrë më parë.

Edhe shtatzëninë e saj të parë, Cardi vendosi ta zbulonte në një shfaqje televizive, gjatë performancës në “Saturday Night Live”, në gusht të vitit 2018.


