Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Daily Mail raporton se çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë në javën e kaluar.

Aktorja raportohet se aktualisht ndodhet në shtëpi së bashku me këngëtarin dhe djalin e tyre 5-vjeçar, Silas.
Nëna e 38-vjeçares, Kimberly Conroe Biel, gjithashtu iu është bashkuar familjes duke e kaluar pjesën më të madhe të javës së kaluar pranë vajzës dhe nipit të porsalindur.

Jessica Biel dhe Justin Timberlake nuk janë parë në publik që nga muaji mars dhe mendohet se kanë qëndruar në shtëpinë e tyre në Big Sky në Montana.
Lindja e djalit vjen vetëm 8 muaj pas këngëtari u fotografua me aktoren Alisha Wainwright duke mbajtur duart.

Mediat raportuan se Timberlake tradhtoi aktoren, por ai i mohoi lajmet ndërsa i kërkoi falje publikisht bashkëshortes për aktin e tij.
Këngëtari dhe Jessica Biel u bënë prindër për herë të parë në prill 2015. Ndërsa kurorëzuan dashurinë në martesë në vitin 2012.
/Panoramaplus.al


