Dy këngëtarët e njohur, Elvana Gjata dhe Capital T po ribashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor.
Pas suksesit që patën me bashkëpunimin e tyre “Lejla”, duket se këngëtarja dhe reperi janë bërë sërish bashkë për një tjetër këngë.

“Prive.al” shkruan se kënga do të publikohet ditën e sotme dhe se videoklipi është realizuar në Turqi.
Elvana dhe Capital T kanë qenë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, por nuk kanë zbuluar asnjë detaj rreth këtij bashkëpunimi. Mesa duket kanë vendosur që t’ua bëjnë surprizë fansave të tyre të shumtë.
Kujtojmë se projektet më të fundit muzikore të artistëve janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe renditen në këngët më të dëgjuar të momentit.
© Panoramaplus.al
