Të dy janë aktorë, moderatorë por edhe vijnë nga i njëjti qytet, nga Lezha. Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj janë shumë miq me njëri tjetrin.

Të ftuar në ‘Soiree’, dy aktorët kanë zbuluar se njihen që nga fëmijëria.
“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”, është shprehur Genti. Ky koment ka shkaktuar të qeshura në studio.

I pyetur nga moderatorja nëse kanë qenë në një lagje, ai u përgjigj jo, por e kishte shumë shoqe motrën e Rudinës:
“Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanim në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”.



