Kanë kaluar vetëm pak ditë që kë kur këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Nuk ia vlen”.

Që kur u publikua kjo këngë, u përfol se ishte një dedikim i këngëtares për ish-bashkëshortin.
Lidhur me këtë ka reaguar Eneda, e cila është shprehur se kjo këngë është shkruar nga Fifi dhe nuk ka të bëjë aspak me jetën e saj.

“E ka shkruar Fifi. Unë jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhje portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale”, u shpreh Eneda teksa ishte e ftuar në emisionin “Trokit”.

Eneda ka qenë shpesh në qendër të mediave online, ndaj e lodhur nga to, shpesh edhe e mërzitur, i bëri kërkesë live kryeministrit Edi Rama.
“Realisht jam shumë dakord, nëse ka ndonjë ligj më të mirë për të bërë kryeministri është ligji kundër shpifjes”, shtoi Eneda.


