23 Shkurt, 2022

E lindi me nënë zëvendësuese, modelja Angela Martini kërkon një dado për djalin e saj por ka një kusht


Angela Martini dhe bashkëkorti ti saj rumun, Dragos Savulescu, prej më shumë se dy muajsh tashmë janë bërë prindër për herë të parë. Teksa po përshtatet me jetën e saj të re, modelja ka lajmëruar se është në kërkim të një dadoje e cila duhet të plotësojë një kusht.

Në një postim në Instastory ajo shkruan se po kërkon një dado për djalin e saj, por me sa duket kushti kryesor është që ajo të jetë shqiptare. Pavarësisht se modelja është e martuar me një rumun ajo ka shprehur se dëshiron që djali i saj Kyree të flasë edhe gjuhën shqipe.

“Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano. E dua shqiptare, sepse dua edhe im bir të flasë edhe shqip gjithashtu,”, shkroi ajo në foton e postuar.

Djali i tyre, Kyree erdhi në jetë në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të SHBA.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, tha Angela Martini për “Blick”. “Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe se si ka ndryshuar rutina e saj pas lindjes së Kyree dhe si e menaxhon kohën.

“Ka të bëjë me gjetjen e mënyrës së duhur për të kombinuar prindërimin me aktivitetet e tjera, si puna, që ju nevojiten në jetë. Mendoj se kam gjetur ekuilibrin”.

© Panoramaplus.al