18 Janar, 2019

E lidhur me Seldin? Vajza e Sabianit flet për herë të parë për marrëdhënien me këngëtarin


Keisi Medini është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale.

Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit, është parë së fundmi në shoqërinë e Seldit. Menjëherë në media u përfol se ata janë lidhur.

Ndërkohë pak ditë më parë, ata të dy publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë me titull “S’ka dashni”. Kënga rezultoi e suksesshme dhe u komentua edhe për skenat mes tyre.

Lidhur me këto thashetheme ka folur për herë të parë Keisi, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

“Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë. Njihemi që 2 vjeç”, u shpreh modelja dhe këngëtarja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al