20 Dhjetor, 2018

E lidhur apo beqare? Këngëtarja shqiptare zbulon statusin e saj aktual


Prej disa kohësh është përfolur se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri është ndarë nga ish-i dashuri Jose, me të cilin bashkëjetonte për më shumë se dy vite.

Herë pas here Dafina postonte në rrjetet sociale foto e video me të dashurin e saj, ku i shprehte edhe dashurinë që kishte për të.

Edhe pse ata dukeshin mjaft mirë pranë njëri-tjetrit, ka disa kohë që nuk janë parë bashkë, duke lënë të dyshojmë se janë ndarë.

Ndërkohë këngëtarja kishte vendosur që të mos reagonte publikisht në lidhje me këtë çështje. Por së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në ‘Instastory’ ku tregon statusin e saj momental.

“Statusi im i fundit i lidhjes”, shkruan Dafina në foton e postuar ku duket dora e një njeriu kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë.

Kjo foto lë të kuptohet se ajo është beqare dhe se tani për tani po i përkushtohet projekteve të saj muzikore.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al