25 Tetor, 2023

E larguan apo dha dorëheqjen? Rezart Veleshnja flet për herë të parë pas largimit nga“Portokallia”: Asnjë shtrëngim duarsh


Aktori i i njohur i humorit, Rezart Veleshnja pas 17 vitesh është larguar nga “Portokallia”.

Së fundmi artisti ka qenë i ftuar në MCN, ku mes emocionesh zbuloi se ka qenë ai që ka dhënë dorëheqjen nga spektakli.

Gjatë intervistës ai nënkuptoi që nuk është ndarë mirë me drejtuesit e televizionit dhe mes tyre nuk ka pasur as një shtrëngrim duarsh.

”Mirë do ishte të jepnim të paktën një shtërngim duarsh. Çezarit jepi hakun në fundt të fundit, pastaj i bie që nuk jemi artistë”– ka thënë aktori që mesa duket nënkuptoi se dorëheqja nuk ka qenë aspak miqësore.

Ai kujtoi kohën si aktor humori në spektaklin e humorit.

“Ndalova 17 vjet aty. Kam dhënë shpirtin. Kam shkuar sa kisha mbaruar shkollën. Ka pasur edhe problemet e veta. Nisa avash-avash, me shumë mundime, me zërat “ç’e doni këtë”, ikja dhe me lot në sy. Thoja i kam të gjitha, nuk e di pse ma bëjnë këtë. Por koha shëron çdo gjë. Unë nuk e kam tradhtuar investimin e atij televizioni te unë,” u shpreh aktori.

© Panoramaplus.al