7 Shkurt, 2019

E kuptuat kush është? Këngëtarja shqiptare bën ndryshimin drastik dhe vështirë të njihet


Ronela Hajato është një ndër këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe një nga femrat më të ndjekurat në rrjete sociale, ku është mjaft aktive.

Në profilin e saj në “Instagram”, Ronela ka postuar sot një foto që i ka lënë gojëhapur ndjekësit. Ajo shfaqet me një look krejtësisht ndryshe.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka pozuar me flokët super të gjatë e të bardhë. Gjithashtu edhe sytë dhe vetullat i ka bërë të bardha, ku ka vendosur edhe ca gur që shkëlqejnë.

“Mbretëresha e akullit”, shkruan Ronela krahas pamjes që është komentuar menjëherë nga ndjekësit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al