Pas konflikteve të vazhdueshme dy konkurrentet e Big Brother VIP, Fifi dhe Semi kanë vendosur të bëjnë paqe me njëra-tjetrën.

“Unë nuk jam njeriu që them faleminderit me fjalë. Mendoja se ia kisha thënë duke treguar gjërat e mia personale, që nuk ia them njeriu. Falënderova Florin, Klajdin, Brunon atë natë. Po të kam qenë mirënjohëse sidomos tani pas bisedës sepse e di që kam nevojë për një njeri që e di se si jam vërtet”, tha Semi.
Kjo e fundit i ka kërkuar falje Fifit, duke u shprehur se nuk është personi që tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë pranë.
Fifi po ashtu pranoi një pjesë të fajit, duke thënë se shpesh herë është treguar kokëmushkë.
“Shumë mirë që u hap puntata me muhabetin tonë, se banorët se kanë kuptuar këtë gjendjen tonë. Kam ndjerë një lloj përgjegjësie, boshllëku, se realisht kam thënë është Semi brenda e kur kemi hy s’kemi fol me njëra tjetrën, pa sens fare. Por jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.
© Panoramaplus.al
