5 Shtator, 2019

E kritikuan se u martua me maqedonas, këngëtarja shqiptare i mëson djalit shqip (VIDEO)


Pas martesës me biznesmenin maqedonas, Serioza Markov, këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri, u kritikua shumë nga fansat e saj.

Shumica e tyre ishin kundër zgjedhjes së Adelinës, duke e akuzuar atë se në këtë mënyrë do të humbiste gjuhën dhe traditat shqiptare.

Por për të gjithë ata që e kritikuan, Adelina ua mbyll gojën me një video që ka publikuar së fundmi. Në “Instastory”, ajo ka postuar një video ku shfaqet i vogli i saj Jon, dhe këngëtarja i flet shqip.

Joni e kupton mjaft mirë mamanë e tij dhe bën ashtu siç i thotë ajo, duke i dhuruar puthje.

© Panoramaplus.al