13 Tetor, 2018

E krahasoi me lopën, Enca i përgjigjet Noizy-t: I kam mërzitur…


Një ditë më parë, Enca publikoi këngën e saj më të re me titull “Kujt Po i Han”, në bashkëpunim me Don Phenomen. Ajo ishte shumë e lumtur në komunikimin me fansat, pas reagimeve që mori.

Menjëherë pas publikimit të klipit, Noizy postoi 3 foto rresht me lopë ç’ka bëri që në media të përflitej se reperi po krahason Encën me to.

“Asgjë përveç dashuri” – shkruante reperi i hitit “Toto”. E mesa duket, Encës i ka rënë në sy reagimi i këngëtarit dhe menjëherë i është përgjigjur.

Në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ajo ka publikuar foton e një majmuni të mërzitur. Ku shkruan: “I kam mërzitur pak (shumë)”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al