12 Gusht, 2022

E konsideron Cristiano Ronaldon “të vjetër”, motra e yllit portugez ia “plas në fytyrë” Presidentit të Realit: Plakush, trupi i tij… (FOTO+VIDEO)


Me 4 trofe të Champions League dhe 4 Topa të Artë të fituara tek Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo padyshim ka lënë gjurmë të përhershme tek klubi spanjoll.

Në një moment kur e ardhmja e yllit portugez nuk është e sigurtë të shumtë janë fansat që kërkojnë kthimin e tij tek “Galaktikët”.

Real Madrid: Cristiano Ronaldo is still a Madridista through and through

I vetmi që nuk don një rikthim të Ronaldos mesa duket është Florentino Pérez.

Presidenti i Real Madridit është shumë i lumtur me performancën e klubit të tij falë metamorfozës së Karim Benzema, dhe një rikthim i Cristianos nuk është me vend.

TCR. Twitterren: "Real Madrid's president, Florentino Pérez, on Cristiano Ronaldo's goal against Juventus: “The goal was one of the most beautiful in football history. Even king Juan Carlos called me to congratulate

I pranishëm në Helsinki për të dëshmuar fitoren e ekipit të tij kundër Eintracht Frankfurt (2-0) të mërkurën gjatë Superkupës së Evropës, Perez iu përgjigj me ironi një mbështetësi që kërkonte kthimin e yllit portugez.

“Përsëri? Ai është 38”, -u shpreh lideri spanjoll.

Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Cristiano Ronaldos, e cila ka reaguar e frustruar në Instagram.

“Ai është 38 vjeç, por mund të kërcejë 2 metra lartësi, të qëndrojë në ajër për 3 minuta dhe trupi i tij nuk përmban dhjam. Respekto veten plak, je 75 vjeç”, ka shkruar Katia Aveiro.

© Panoramaplus.al