
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj pret të bëhet nënë për herë të parë.
Sipas News24, ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Mësohet se ish-deputetja është në pritje të një vajze.
Gjatë kohëve të fundit, Mehmetaj nuk ka qenë aktive në rrjete sociale.
Mbrëmjen e kësaj të marte, ajo ishte e pranishme në kampin e të rinjve të LRI në Jalë, ku u pa se kishte fituar disa kilogramë më tepër, kilogramë këto të përftuara jo nga shëndeti, por nga pritja e ëmbël.


