29 Qershor, 2019

E kishit vënë re? E dashura e Ledri Vulës paska qenë në klipin “Rio” (FOTO)


Prej disa kohësh është përfolur për lidhjen e Ledri Vulës, me bukuroshen Sara Hoxha. Edhe pse reperi nuk ka folur në media apo publikuar foto në rrjetet sociale me të, ata nuk i kanë shpëtuar dot mediave rozë.

Çifti janë kapur mat në evente të ndryshme së bashku. Por së fundmi, mediat rozë kapën edhe një detaj tjetër.

Sara ka qenë e pranishme teksa janë bërë xhirimet e këngës “Rio” në Lisbonë. Ky detaj është vënë re nga fotografitë e publikuara në “Instagram” nga Hoxha dhe protagonistja kryesore në klip, modelja seksi Lorena Haliti.

Në një foto të Lorenës, e cila shfaqet e mbështetur në një mur, në sfond vihet re edhe Sara, e cila ka të njëjtën veshje që ka te një fotografi e saj që ka publikuar në “Instagram”.

Duket se Sara e shoqëron partnerin e saj gjatë xhirimeve të videoklipeve dhe se marrëdhënia e tyre shkon mjaft mirë.

© Panoramaplus.al