9 Korrik, 2019

E kishit menduar ndonjëherë Fifin bionde? Këngëtarja i la pa fjalë fansat me ndryshimin drastik që bëri në look


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, shpeshherë ka eksperimentuar me look-un e saj. Ajo herë pas here ka bërë ndryshime me modelin e flokëve, por prej disa kohësh i kishte qëndruar besnike ngjyrës së zezë.

Por së fundmi ka bërë disa postime në profilin e saj në “Instagram”, ku i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa është shfaqur bionde.

Edhe pse ishim mësuar ta shihnim brune, mund të themi se kjo ngjyrë e bën Fifin të duket më e ëmbël dhe i nxjerr në pah tiparet e fytyrës.

Madje ky ndryshim duket se është pritur mjaft mirë nga fansat e saj të shumtë, të cilët nëpërmjet komenteve në postimet e këngëtares, kanë shprehur pëlqimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

Pse pom shtin mu bo dreq ? @ledrivula

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on


© Panoramaplus.al