10 Janar, 2019

E kishit menduar ndonjëherë? Afërdita Dreshaj tregon se mund të shkruaj një libër (FOTO)


Askush nuk e dinte se përveç muzikës dhe modelingut, Afërdita Dreshaj ka edhe një tjetër talent dhe që bëhet fjalë për gatimin.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku tregon se është mjaft e zonja në kuzhinë.

Afërdita ka publikuar një video ku shfaqet një pjatë me oriz, perime dhe mish pule të gatuar nga ajo. Ndërkohë në mbishkrimin e videos, këngëtarja shkruan me shaka se mund të shkruajë edhe një libër me receta ushqimesh.

“Mund të nis me një libër gatimi”, shkruan Dreshaj në video, duke e shoqëruar me emoji-n e qeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al