Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, është një nga femrat më të ëmbla e simpatike të showbiz-it shqitar. Ajo gjithashtu është një ndër personazhet më të komentuara në media e rrjete sociale.

Një ditë më parë, Xhemi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku duket mahnitëse. Poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe nuk kanë munguar komplimentat nga ndjekësit e shumtë.

Por kush e vuri re një ndryshim që moderatorja ka bërë në fytyrë? Shehu ka vendosur një pirsing të vogël, i cili i shkon shumë. Më herët gjatë muajit gusht ajo kishte një tjetër vëth në hundë, por duket se tani e ka ndryshuar.



