Përveçse moderatore, Kiara Tito tashmë është edhe një nga vlogeret më të reja të ekranit shqiptar.

Deri tani ajo ka realizuar dy video, ku në të parën u përgjigj pyetjeve të fansave të saj, ndërsa në të fundit ka treguar me imtësi hapat e një grimi të përditshëm që ajo bën.

E në fakt të gjithë vëmendjen në këtë video e ka marrë pamja e moderatores, e cila fillimisht shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, duke zbuluar kështu edhe ndonjë defekt të vogël që ka në fytyrë.
Moderatorja zbulon se si pjesa më e madhe e vajzave, edhe ajo ka quka në fytyrë dhe ndonjëherë i dalin edhe puçrra të frikshme.

Ndërsa lidhur me make-up që ajo bën, ka treguar se i pëlqejnë shumë ngjyrat e tokës. Madje për ta realizuar ashtu si duhet ajo harxhon 2 orë kohë.


