1 Dhjetor, 2018

E keni parë gjithmonë duke bërtitur në “Hell’s Kitchen”, por kësaj here Renato Mekolli i befason të gjithë… (VIDEO)


Që prej nisjes së spektaklit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekolli ka qenë shumë serioz dhe mjaft i ashpër me konkurrentët.

Por mbrëmjen e djeshme konkurrentët nuk morën aq shumë të bërtitura si në puntatat e mëparshme. Madje shef Renato qeshi më të madhe.

Ishte konkurrentja Elvana e cila kishte si detyrë të gatuante trahananë, por për fat të keq dogji bukët, dy herë. “Bukët për të dytën herë po digjen. O Zot”, thotë Mekolli, duke qeshur.

Por të qeshurën e Renatos konkurrentë e kanë cilësuar si ironike dhe nuk e kanë marrë fare me sportivitet.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al