27 Dhjetor, 2018

E keni parë gjithmonë brune, por ja si duket Nevina Shtylla bionde


Ajo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar si dhe ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale. Është fjala për Nevina Shtyllën, e cila ka fituar simpatinë e të gjithëve teksa moderon “Procesin Sportiv”.

Madje shumë shpejt Nevinën do ta shohim edhe në emisionin e ri të së dielës. Ditën e sotme, ajo ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve të fansave të saj.

Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse mendon të bëhet ndonjëherë bionde. Për t’i kthyer përgjigje, Nevina ka postuar një foto të vjetër ku ajo shfaqet bionde dhe shkruan: “Që ta mbyllim njëherë e mirë këtë temë. JO MË! Hera e parë dhe e fundit. Katastrofë”.

Me siguri moderatorja i ka lënë të gjithë gojëhapur me foton e publikuar, pasi duket tërësisht si një person tjetër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al