Ish-konkurrentja e Për’puthen, Atonela Berisha, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi një video ironizuese për fragmentet e saj nga BBV.

Ajo publikoi një video krahas së cilës shkruan: Unë kur shoh videot në “Big Brother”, duke bërë disa mimika me fytyrë. Nërkohë zëri në sfond thotë: “Paskam ndenjur shumë bukur. S’e paskam tepruar askund. Shumë bukur paskam ndenjur”
@antonelaberisha #antonelaberisha #fyyyyyyyyyyyyyyyy #albanian #bigbrothervipalbania #shkodra #loveyou #foryoupage #fakelove #fyp #naqe #bbvip #bbv ♬ original sound – Video…?
Por vëmendja është përqendruar edhe në seksionin e komenteve ku një ndjekëse i shkruan Antonelës: “E kemi parë bukurinë tënde”
Ndërsa ish-banroja e BBV nuk ka ngurruar të përgjigjet ashpër ndaj ndjekëses duke e ofenduar: “Nuk ishte për bukuri trape”- shkruan ajo.

Edhe pas përfundmit të emisionit të Për’puthen, ish-konkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën. Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj. Ajo gjithashtu pati një debat të ashpër me Big Mamën, ku kjo e fundit vendosi të largohej nga shtëpia.
Pak kohë më parë Antonela dhe Isli Islami bënë lëmsh rrjetin me postimin e këtij të fundit (Kliko këtu).
Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij.

“Me @antonelathereal biseduam gjatë pas Wake Up dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë. Pastaj u ndamë. Antonela është single”– shkruan Isli, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe seksioni i komenteve.
Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj shkruan në seksionin e komentve: Ore ti”, krahas një emojie me fytyrë të habitur.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as komenti i Antonelës e cila shkruan: “Më ka thënë një shoqja ime: single apo jo ç’rëndësi ka, natën e mirë nga unë”

© Panoramaplus.al

