E dinit se këngëtarja e njohur Rozana Radi ka qenë pjesë e spektaklit të humorit, “Portokalli”?

Rozana së fundmi ka kujtuar kohën kur ajo ka bërë një konkurs për të qenë aktore e programit të humorit dhe është pranuar.
Por ajo ka zbuluar se nuk ka qëndruar shumë pasi dikush ia prishi dëshirën për të vijuar më gjatë atje.

Gjatë një përgjigje që i ka bërë një ndjekësi të saj në “Instastory”, këngëtarja flet për kohën kur ka kaluar mirë me miqtë aktorë, por edhe për personat pas kuintave, të cilët me sa duket paskan qenë arsyeja përse ajo është larguar nga “Portokallia”.

“E c”, e pyet dikush, ku Rozana i përgjigjet: “Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e ‘Portokalli’-së dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”.


