13 Nëntor, 2021

“E ke marrë burrin plak!”/ Adelina Tahiri i kthehet keq ndjekëses, këngëtarja zbulon nëse do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”


Këngëtarja Adelina Tahiri ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov, me të cilin ka katër vite e martuar. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Adelina zbuloi se kanë kaluar 9 vite që nga momenti kur vendosi të lidhej me avokatin.

adelina tahiri (5)

Çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Joni, por fansat e Tahirit donin të dinin nëse kanë në plan të bëjnë një motër apo vëlla për të birin.

Planifikoj, sigurisht!”, u përgjigj artistja.

adelina tahiri (4)

Një ndër pyetjet që iu bë tahirit ishte: “Pse jeton në Vjenë dhe pse pa burrin?”. Adelina iu përgjigj: “Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai ëhstë shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne”.

Përveç komenteve pozitive, sigurisht nuk munguan as ato negativet. Dikush i shkroi Adelinës: “Shumë plak e ke marrë plakun oj virane, mos e qit foto”.

adelina tahiri (10)

Këngëtarja nuk e la pa një përgjigje ndjekësen, së cilës i shkroi: “Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”.

Adelina zbuloi gjithashtu se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar për shkak të të birit.

Realisht, kam pas propozim! Por arsyeja pse nuk kam pranuar, është sepse për psikologjinë e djalit do ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për tre muaj, kur atij më së shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër, ndoshta dhe po. Dhe pa burrin s’do bëja dot. Ka tre javë që s’e kam pa dhe po e vuaj! E lëre tre muaj!”.

adelina tahiri (3)

adelina tahiri (2) adelina tahiri (9) adelina tahiri (8) adelina tahiri (6) adelina tahiri (6) adelina tahiri (7) adelina tahiri (8) adelina tahiri (4) adelina tahiri (1) adelina tahiri (9) adelina tahiri (10)

© Panoramaplus.al