18 Mars, 2022

“E kapa me një mashkull tjetër”-Bujar Qamili rrëfen si u tradhtua nga e dashura e tij: U zhgënjeva


Artisti i këngëve popullore Bujar Qamili ka rrëfyer një histori të jetës së tij private, të pa treguar më parë.

I ftuar në “Glamour Zone”, këngëtari shkodran ka rrëfyer se vite më parë ka kapur mat të dashurën e tij me një mashkull tjetër, por ka vendosur që të mos ballafaqohet me të.

Biseda:

Pyetje: Je zhgënjyer ndonjëherë shumë nga dikush?

Bujar Qamili: Po, kam pasur një të dashur. E kam parë me dikë tjetër, më ka zhgëjyer. Thashë: ‘Si ma bëri ajo këtë punë?

Pyetje: U ballafaqove me të?

Bujar Qamili: Më pa që e pashë. S’ma kishte marrë kurrë mendja se do ndodhë një gjë e tillë…

Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth bashkëshortes së tij, ku ka treguar gënjeshtrën më të madhe që i ka thënë.

Pyetje: Cila është gënjeshtra më e madhe që i ke thënë bashkëshortes?

Bujar Qamili: Më mori në telefon dhe më pyeti ‘ku je’, ngaqë jam tifoz i thash që jam në stadium. Më tha: ‘Nuk po dëgjoj shumë zëra’. I thashë : ‘Po luajnë keq, nuk po bën zë askush’ (qesh).

 

© Panoramaplus.al