26 Shkurt, 2022

“E kam të vështirë, u ftohën gjërat dhe …”- Kledi Hysa tregon pse i dha fund lidhjes 6-vjeçare me modelen austriake dhe a ishte “shkesi” i Fifit dhe Adias Patushit


Kledi Hysa ka konfirmuar përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi.

kledi hysa

Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.

khaoula selmi kledi hysa (17)

 “U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës. Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhur por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

khaoula selmi kledi hysa (12)

Ish-banori i Big Brother mohoi thashethemet se ishte ai “shkesi” i lidhjes së Fifit me kushëririn e tij, Adis Patushi.

fifi adis patushi2

Ai tregoi se nuk e dinte që kishin krijuar lidhje dhe u befasua kur e zbuloi, por shtoi se çifti është shumë i lumtur bashkë dhe s’ka asgjë më të bukur se sa kjo.

adis patushi fifi

“Unë me Adisin jam rritur, jemi si vëllezër binjakë. I kam prezantuar jo vetëm Fifin, por gjitha banorët që kanë dalë nga BBV. Ç’farë ka ndodhur midis tyre s’jam pjesë e lidhjes. S’më ka pyetur fare për asgjë. Nuk e dija që kishin kontakt, vetëm kur i kam parë ata të dy ok. S’dija gjë fare, nuk e prisja. Mua më pëlqen komunikacioni mes tyre, Adisin e shikoj shumë të lumtur dhe Fifi gjithashtu, s’ka gjë më të bukur”, u shpreh modeli.

Pyetjes a do lidhej me një eskortë, iu përgjigj: “S’ka shans”.

sheila haxhiraj kledi hysa (9) sheila haxhiraj kledi hysa (8) khaoula selmi kledi hysa (8) khaoula selmi kledi hysa (7) khaoula selmi kledi hysa (5) khaoula selmi kledi hysa (4) khaoula selmi kledi hysa (3) khaoula selmi kledi hysa (10) khaoula selmi kledi hysa (2)

© Panoramaplus.al