29 Qershor, 2019

“E kam pikë të dobët!”, moderatorja simpatike  përlotet në studio për personin e veçantë


Argjira Spanca, ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth eksperiencës së saj në “E Diell” dhe jetës së re në Tiranë.

Gjatë intervistës, blogerja dhe moderatorja simpatike tregoi se është përshtatur shumë mirë me ambientin e ri. Madje ajo tha se ka krijuar edhe shumë miq, me të cilët kalon një pjesë të madhe të kohës.

Gjithashtu Argjira ka treguar se fundjavat janë kryesisht të prenotuara nga e ëma, e cila nuk nguron ta vizitojë shpesh. Blogerja shtoi se është shumë e lidhur me mamanë, aq shumë saqë u përlot sapo fotoja e së ëmës u shfaq në led.


“Me mamin jam shumë e lidhur, për shkak se kur kam qenë në moshën 10-të vjeçare, babi ka ndërruar jetë dhe jeta na ka lidhur shumë. Mamin e kam shumë pikë të dobët”, tha e përlotur Spanca.

© Panoramaplus.al