Gold Ag pak kohë më parë zbuloi se ishte martuar në fshehtësi.
Këngëtari nuk tregoi detaje nga dasma dhe nuk zbuloi as imazhin apo bashkëshortes së tij.

Ai njoftoi lajmin duke publikuar vetëm një foto të dorës së tij dhe bashkëshortes duke bërë simbolin e shqiponjës me unazat e martesës në duar.
Po pak javë më parë, këngëtari vendosi të na prezantojë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën duke postuar një foto me të, por nuk tregoi emrin.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Gold Ag na dha më shumë detaje nga martesa e tij.

Ai postoi një foto nga dasma si edhe zbuloi identitetin e bashkëshortes.
Ajo është mjeke dhe quhet Ermira Shkodra. Mjekja e ka të bllokuar profilin e saj në Instagram, ku mban edhe mbiemrin e bashkëshortit.
Ndërsa Gold Ag i bëri një dedikim të ëmbël ku u shpreh se e ka amanet nga Zoti që ta ruajë atë.

“Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet ❤️”– shkroi këngëtari.
E veshur me vellon e bardhë Ermira duket një nuse mjaft e bukur në krahët e Gold Ag.
/Panoramaplus.al


