9 Shtator, 2023

“E kam mbyllur…”- U përfol se do jetë pjesë e “Dancing With The Stars”, Efi Dhedhes iu jep fund aludimeve me veprimin e fundit (Foto)


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, Sarah Berisha, Sara Karaj, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu janë emrat e përfolur që do të jenë pjesë e konkursit të kërcimit “Dancing With The Stars”, i cili do të fillojë së shpejti.

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se një ndër konkurentët e edicionit të dytë të këtij programi do të jetë edhe ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes.

Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi me fansat e saj në Instagram, një ndër ta e ka pyetur Efin: ‘“A do të shohim konurrente diku?“, duke e shoqëruar në fund me një femër me fustan të kuq duke kërcyer, ndërsa Efi tregoi se nuk do të jetë pjesë e “DWTS”.

“E kam mbyllur me konkurrimet“, ka shkruar ish-banorja.

© Panoramaplus.al