12 Nëntor, 2021

“E kam marrë të dashurën në telefon kur kam qenë në ‘qejf’”/ Kledi dhe Beatrix zbulojnë detaje nga jeta personale, këngëtarja: Më ka dërguar foto nudo…


Mbrëmjen e djeshme, Kledi zgjodhi Beatrixën për të bërë një takim “romantik”. Ai kishte të drejtën të zgjidhte një nga vajzat për ta njohur më mirë, meqënëse u zgjodh si i preferuari i shtëpisë së “Big Brother VIP”.

beatrix kledi

Donaldi ishte personi i tretë që mori pjesë në takimin e dyshes, sepse ai kishte një rol të rëndësishëm. Veshaj do t’u drejtonte pyetje të ndryshme Kledit dhe Beatrixës, së cilave ata duhet t’i përgjigjeshin me “E kam bërë” ose “S’e kam bërë”.

Një ndër pyetjet që iu drejtua të dyve ishte “A keni rënë në dashuri ndonjëherë me shikim të parë?”. Si Trixa, ashtu edhe Kledi thanë “E kam bërë”.

sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (1)

Ndërkohë, një tjetër pyetje ishte “A ju kanë dërguar foto nudo?”. Kledi tha “Po”, ndërsa Beatrix u përgjigj: “Më kanë dërguar dhe i kam hapur pa dashje, pa e ditur se… Në telefon personal jo, nuk më kanë dërguar.”.

A kanë menduar ata të lidhen me dikë brenda shtëpisë? Të dy u përgjigjën negativisht, duke zgjedhur tabelën që shkruante “Nuk e kam bërë”.

Ndërsa pyetjes nëse kanë parë apo jo video erotike në vende të papërshtatshme, Kledi tha “Po, me çunat”. Ndërsa Trixa u përgjigj “jo”.

beatrix ramosaj (18)

Ish-futbollisti zbuloi edhe një detaj tjetër nga marrëdhënia me të dashurën e tij të huaj, Paulën.

Ai tha se nuk e ka telefonuar asnjëherë kur ka qenë tapë. Por zbuloi se këtë gjë e ka bërë “kur ka qenë në qejf”.

Pjesë nga biseda:

Kledi: Nuk kam qenë tapë.

Donaldi: I dehur?

Kledi: Jo, kur kam qenë në qejf.

Donaldi: Për çfarë e ke marrë?

Kledi: Ta dhash përgjigjen me një fjalë, zemër.

Donaldi: Ok, kjo ishte super përgjigje.

beatrix ramosaj (12) beatrix ramosaj (11) beatrix ramosaj (10)

kledi hysa, (6)

beatrix ramosaj (7) beatrix ramosaj (6)

kledi hysa, (1) kledi hysa, (3) kledi hysa2

beatrix ramosaj (2) beatrix ramosaj (8) beatrix ramosaj (3) beatrix ramosaj (7) beatrix ramosaj (7) beatrix ramosaj eugent bushpepa (2) beatrix ramosaj (5)

© Panoramaplus.al