Julka Gramo është shprehur se e ka jetuar jetën duke bërë çdo gjë që ka dashur.
Teksa fliste për jetën e një gruaje pas martese, ajo tha se femrat nuk duhet të privohen.

Këngëtarja tha se jeta është shumë e shkurtër dhe mund të vdesë në çdo moment, por nuk do ndahet nga jeta me peng.
“Familja për mua është shumë e rëndësishme. Kam një nënë që ka qenë shumë e përkushtuar ndaj nesh. Nëna ime që ka qenë e përkushtuar ndaj meje thotë dil e shijo jetën.
Në fund të ditës jeta është e shkurtër. Unë mund të vdes nesër, por nuk vdes e dëshiruar. E kam jetuar jetën duke i bërë të gjitha,”- tha Julka.
/Panoramaplus.al


