Të gjithë e mbajnë mend momentin e sikletshem te Krist Aliajt kur takoi babain e Keisi Medinit, këngëtarin Sabianin, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.

Gjatë lojës, Kristi dhe Keisi nisën një romancë e cila nuk zgjati shumë, ndërsa raporti që ish-banori pati me Sabianin në shtëpi fillimisht u duk e tensionuar por me vonë ata krijuan një marrëdhënie të mirë.
E së fundmi, Kristi ka folur tek “Shqipëria Live” ku ka treguar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re. E ndërsa ka folur për lidhjen e re dhe se ka takuar prindërit e saj, ai kujtoi momentin kur ka takuar Sabianin, të cilën ish-finalisti e konsideroi si ‘traumën’ e tij.
Pjese nga biseda:
Kristi: Kam takuar prindërit e saj
Arjoni: Brenda apo jashtë “BBV2”
Kristi: Dëgjo se këtë e kam traumë, që ekziston brenda meje ajo situata që u krijua tek Big-u.
Erjona: Me ardhjen e Sabianit, e ke fjalën?
Kristi: Absolutisht
Erjona: Po pse është një traumë?
Kristi: Eshtë traum sepse përfshihet një gjë më shumë se sa një dalje në skenë ose një lojë. Implikohet një marrëdhënie, bëhet shumë komplekse pastaj babai i të dashurës tënde është një figurë autoritare, vëzhguese, kritike dhe që do gjithmonë më të mirën e vajzës. Kështu që, në këtë aspekt, babai i të dashurës është një figurë e frikshme sepse në një farë mënyrë me atë bën luftë por ky nuk është rasti i Sabianit…


