Einxhel Shkira i ka hapur zemrën për jetën personale Dj Dagz, djalit për të cilin ka shprehur pëlqim brenda shtëpisë së BBV.

Teksa bisedonin, moderatorja i rrëfeu arsyen pse i dha fund lidhjes me të dashurin e saj.
Einxhel Shkira u shpreh se ‘edhe pse e donte shumë dhe vuajti kur u ndanë”, mori vendimin të largohej nga partneri pasi “ai nuk ndihej rehat me gjërat që ajo bënte”.

“Kam qenë ok me gjërat e mia, momenti kur personi tjetër s’ka qenë ok me gjërat e mia jam ndarë. Edhe pse unë e kam dashur atë person, kam vuajtur më shumë se ai, kam zgjedh të ndahen. Sepse nëse ty kjo gjë po të pengon, s’të bën të ndihesh rehat, atëherë unë nuk ndihem rehat, me faktin që ti s’ndihesh i tillë. Unë jam në rregull me gjërat e mia”, tregoi prezantuesja.

Einxhel Shkira ka qenë mjaft e rezervuar për sa i përket jetës personale. Edhe pse është bërë e famshme prej vitesh dhe është pjesë e televizionit, asnjëherë s’ka bërë publike lidhjet e saj.
/Panoramaplus.al







