16 Janar, 2022

“E kaloi në nivele për të marrë sa më shumë followrsa”/ Anaid Kaloti thumbon Dalina Buzin dhe ironizon Arbana Osmanin: I pëlqen të hajë ndonjë darkë me banorët…


Ish-fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ka sqaruar dhe njëherë skandalin e tre parashutave që u dërguan për Donald Veshajn më 9 janar, ditëlindjes së Bora Zemanit.I ftuar në një intervistë për “Explus”, ai është shprehur se zhurmën e madhe e bëri data 9 janar dhe po të mos ishte ajo datë nuk do ta diskutonin kaq shumë në “Prime”. Ish-fituesi thumboi Dalina Buzin, e cila zëvendësoi opininistin, Arber Hajdarin mbrëmjen e së martës dhe tregoi se ajo nuk e ndjek fare spektaklin për faktin se ka kërkuar falje disa herë në gjerat që ka thënë dhe se e quajti surprizën e Donaldit ‘një katastrofë, një çmenduri’ për të marrë sa më shumë followersa.

“Kanë qenë tre parashuta një unë një Kleidi një fansat e Donaldit. Mendoj se ajo e 9 janarit i shqetësoi të gjithë njerëzit që Dalina Buzi e quajti katastrofë, çmenduri e kaloi në nivele për të marrë sa më shumë followrsa bisedën. Spektaklin nuk e njihte fare pasi ka kërkuar disa herë falje ‘u më fal se nuk e kam parë’, ‘më fal sepse nuk e di’. Parashutat nuk  i sollëm ne ato i gjetëm aty mes jush”– u shpreh ai.“Mendoj që të gjithë atë rrëmujën e madhe e bëri vetëm data e 9 janarit, po të mos ishte ajo datë ata do të kishin për të diskutuar diçka tjetër në “Prime”-ka përfunduar Anaidi.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit, Arbana Osmani ka treguar se përsonat të cilët kanë dërguar parashutën do të mbanin përgjegjësi për këtë gjest.Anaidi u shpreh se Arbana është thjesht moderatorja e “BBV” dhe e ironizoi atë duke thënë se i pëlqen te hajë ndonjë darkë me banorët brenda shtëpisë por ajo nuk është as drejtore dhe as president e “Top Channel”-it dhe nëse do të mbanin përgjegjesi për diçka të tillë ai do të kishte një marrëdhënie me Vjollca Hoxhën apo juristin e televizionit.

“Arbana Osmani është moderatorja në “Top Channel”, pavarësisht se ka qejf të hyjë në shtëpinë e “Big Brother Vip” të hajë ndonjë darkë me banorët prap mbetet moderatorja e spektaklit. Nuk është as drejtore as president.  Në qoftë se do të mbanim ndonjë përgjegjësi do të kishim marrëdhënie të drejtë për drejta me Vjollca Hoxhen dhe juristen e televizionit’.

 

© Panoramaplus.al