Aurela Hoxha dhe partneri i saj biznesmen, Albani, janë bërë prindër për herë të parë!

Dyshja kanë mirëpritur në jetë një djalë muajin e kaluar, por ashtu si shtatzëninë, edhe lajmin emocionues e kanë mbajtur për vete, sipas “Iconstyle”.

Prej kohësh modelja është larguar nga Shqipëria për të jetuar me djalin nga Miloti në Spanjë.

Për më tepër, ajo ka krijuar një linjë me bikini dhe deri më tani ka realizuar disa sfilata profesionale me modele shqiptare dhe të huaja.

Ishte “Panorama Plus” ajo që mësoi se pas krizës, rikthimi i Aurelës me partnerin e saj ndodhi për shkak të pritjes së ëmbël.

Megjithatë, dyshja arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin duke u rikthyer sërish bashkë dhe duke krijuar një familje.

Në muajin shkurt të këtij viti, modelja festoi 36-vjetorin e lindjes dhe zbuloi disa prej buqetave të mëdha me trëndafila të kuq që kishte marrë, si dhe një pjesë të dhuratave luksoze.

Ajo që u vu re ishte mosekspozimi i barkut, si një mënyrë për ta mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë.

Në ditën e të dashuruarve, Hoxha zbuloi po ashtu se ka rreth gjashtë vite që po jeton romancën e bukur me djalin që i dha titullin “nënë”.


