6 Dhjetor, 2018

E ka marrë malli për Stresin, Keisi publikon momentet intime me reperin në shtrat


Prej disa javësh, reperi i njohur Stresi ndodhet në burg për akuzën e përfshirjes në një grup kriminal.

E pavarësisht mënyrës së arrestimit të tij në një hotel në zonën e Linzës, bashkëshortja e tij, Keisi e ka mbështetur atë gjithmonë publikisht duke treguar se beson në pafajësinë e Stresit.

Ajo shpesh publikon foto e video të vjetra në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me reperin.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku mesa duket Keisin e ka marrë malli për Stresin. Ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj momente intime nga shtrati.

Në video shfaqet Keisi teksa qëndron e shtrirë pas Stresi dhe e puth, ndërkohë që reperi është duke fjetur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al