26 Korrik, 2023

“E jotja përgjithmonë”/ Kiara Tito e emocionuar nga surpriza e veçantë e këngëtarit, moderatorja: I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre!


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.

Këngëtari i cili tashmë i është rikthyer sërish tregut muzikor ku po korr sukses të madh dhe numëron koncerte të shumta, ka zbuluar së fundmi një pjesë të këngës së tij më të fundit të cilën ia ka dedikuar moderatores.

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që ka zbuluar Luizi.

E pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Kiarës e cila ka shprehur gëzimin e saj duke postuar foton krah artistit ku e falënderon që e bën të lumtur çdo ditë, teksa i uron dhe çdo gruaje që ‘të kenë një Luiz në jetën e tyre’

“Faleminderit që më bën të lumtur, çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”, shkroi moderatorja.

© Panoramaplus.al