
Afrona Dika duket se ka reaguar në mënyrë indirekte pas statusit thumbues të Blero Muharremi. Këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos dalë me femra mbi 25-vjeç.
Megjithëse nuk e kanë konfirmuar konkretisht ndarjen, Blero dhe Afrona kanë vërtetuar lajmet që qarkulluan përmes thumbimeve në rrjetet sociale. Kështu këngëtari ka ‘goditur’ përsëri me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes… (KLIKO)



Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

