Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina deklaruan një javë më parë se janë ndarë dhe se secili kishte vazhduar rrugën e tij.

Mirëpo, dyshja duket se janë rikthyer bashkë dhe këtë e konfirmoi fillimisht autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti.

“Me çiftin në fuqi të ‘Për’puthen’”,- shkroi Olsa krah një fotoje ku kishte pozuar së bashku me Sarën dhe Atdheun, duke konfirmuar rilidhjen e tyre.

Së fundmi, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që e përforcon faktin se dyshja janë bashkë.

Sara publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vetes, duke pozuar para një pasqyre.

Imazhi i ish-konkurrentes mori komente dhe pëlqime të shumta, por vëmendjen e tërhoqën fjalët e Atdheut.

“E imja”, komentoi djali nga Kosova në postimin e të dashurës së tij, shoqëruar me emojin me sytë me zemra të kuqe.


