30 Tetor, 2018

E imitoi në “Portokalli”, këngëtari i njohur ka dy fjalë për Gaz Pajën


Gjatë këtij sezoni të ri të spektaklit të humorit “Portokalli”, aktori i njohur Gazmend Paja imiton këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Bakën. Personazhi që Paja luan quhet Ylvi Bakëri.

Ndërkohë në emisionin “Rreze dielli” ka qenë i ftuar Yllli, i cili ka treguar se nuk i ka ardhur aspak keq kur ka parë se janë duke e imituar.

Por pavarësisht kësaj, ai i ka dy fjalë për aktorin, për të cilin thotë se është i talentuar. “Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”, shprehet Baka.

“Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon”, ka përfunduar këngëtari.

© Panoramaplus.al