20 Prill, 2020

E hëna nis e vrenjtur, por ja si parashikohet moti për këtë javë. Kthehen edhe reshjet e borës, ja kur përmirësohet


Ndryshe nga java qe lame pas, kjo jave nuk do te jete me kushte shume te favorshme te motit.

Dita e hene ka nisur e vrenjtur, por me vranesira, dhe reshje pritet te jete e gjithe java qe sapo filluam, se paku deri diten e enjte.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se e hena dhe e marta do te jene pergjithseisht me reshje, nderkohe qe diten e merkure ne zonat e thella do te shenohen edhe reshje bore. 94104318_900392340400106_2911274806282289152_o

Ja parashikimi sipas SHMU

Ditën e hënë reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët.

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës në jug dhe në qendër reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intesnitet të ulët, ndërsa në veri do të mbeten me intensitet deri mesatar.

Ditën e mërkurë dhe të enjte reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri dhe në qendër, ndërsa në jug reshjet mbeten me intensitet deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri në zonat malore në lartësinë mbi 1300 metra me intensitet të ulët.

Ditën e premte priten përmirësime të kushteve meteorologjike, ku orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte nga lindja-verilindja 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte dhe e premte ku pritet një rënie e temperaturave.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

Së bashku do t’ia dalim!

© Panoramaplus.al