23 Korrik, 2020

E guximshme si Olta Gixhari, ja çfarë bën aktorja në prag të muajit të nëntë të shtatzënisë


Kanë mbetur edhe pak ditë që Olta Gixhari të mirëpresë në jetë fëmijën e saj të parë.

Por kjo nuk e ka ndaluar aktoren e famshme shqiptare që të bëjë hiking në prag të muajit të 9-të të shtatzënisë.

Olta Gixhari ndau me ndjekësit momente teksa ngjiste malin dhe duket se aktorja e ka marrë parasysh këtë aktivitet të rrezikshëm për një grua shtatzënë.

“Hiking në prag të muajit të 9!”- shkroi ajo.

Aktorja do bëhet nënë për herë të parë së shpejti dhe nuk dihet ende gjinia e fëmijës.

Olta Gixhari ka zgjedhur ta mbajë shumë private shtatzëninë e saj duke mos zbuluar shumë detaje.

Aktualisht, ajo po shijon dashurinë me partnerin misterioz në Spanjë.

Gixhari është shprehur se partneri i saj nuk dëshiron të bëhet personazh publik ndaj ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e tij.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al