Gjatë mëngjesit të djeshëm,Ukraina “u zgjua” nga sulmet e Rusisë, e cila prej kohësh e kishte lajmëruar se do të niste një luftë të tillë aspak njërëzore.

Dhjetëra të plagosur dhe të vdekur janë rregjistuar, ndërkohë tensionet në vend janë të paimagjinueshme.

Në pamjet që mediat shqiptare dhe të huaja përcjellin, shihen se si populli ukrainas po lë shtëpitë e tyre dhe po ia mbath nga vendi mëmë.

Pamjet e trishta po bëjnë xhiron e rrjetit dhe përballë një katastrofe të tillë kanë reaguar figura të njohura të showbizit botëror si dhe mediat të cilat po shkruajnë pa fund gjatë këtyre dy ditëve.

Por, si paraqitet lufta Rusi-Ukrainë në mediat botërore?

Sipas prestigjozes “Daily Mail”, kjo është një luftë e ftohtë e Rusisë me në krye Vladimir Putinin të cilin tashmë e kanë cilësuar si një “ç’njerëzor”.

Në faqet kryesore të shumë revistave dhe gazetave të njohura, pyetja kryesore që ata i drejtojnë Puttin është:”Çfarë po mendon se je duke bërë?

E gjitha kjo sepse për të mos lejuar Ukrainën të anëtarsohet në “Natto”, po shkatërron jetën e të gjithë popullit ukrainas.
Ajo çka vihet re është se Puttin tashmë është në shenjestrën e të gjithë botës, si nismëtari i kësaj katastrofe botërore, ashtu si e mediave por edhe e figurave poliktike.
Mediat e huaja dënojnë në mënyrë unanime të gjithë qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, si dhe nisjen e kësaj lufte.
Ata shkruajnë se i gjithë gjaku që po ‘derdhet’ në Ukrainë, vjen nga duart e tij dhe se për këtë duhet të dënohet.

Në të gjitha faqet e gazetave, ai paraqitet përmes karikaturave, për të treguar se tashmë nuk mund të quhet një njeri, por një barbar i cili guxoi dhe doli madje edhe një deklaratë duke u shprehur se:”Të gjithë ata që futen në mes të kësaj lufte, do të kenë pasoja të rënda”.

© Panoramaplus.al

