Kanye West i ka habitur të gjithë fansat e tij me deklaratën e fundit në Instagram.

“E gjithë bota e di që unë kam një pëlqim për Stas”, shkroi duke iu referuar shoqes së ngushtë të ish-kunatës Kylie Jenner, Anastasia “Stassie” Karanikolaou, 25 vjeç.

Është interesante që West zgjodhi ta shoqërojë deklaratën me një foto të Jenner, në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të Balenciaga të dielën.
Krijuesi i Yeezy, 45 vjeç, më tej pohoi se ai “e bëri” drejtorin e marrëdhënieve VIP dhe modës së Balenciaga, Johan Fleury, që të “fuste” Karanikolaou në sfilatën e modës së markës, ku ai bëri debutimin e tij në pistën e pasarelës me baltë.

Pavarësisht pretendimit të Ye, Karanikolaou pozoi përpara shfaqjes, duke treguar se ajo ishte thjesht një mysafire.

Për natën e madhe, Karanikolaou u vesh e tëra me të zeza. Ish-kunata e West-it, Khloé Kardashian, ishte gjithashtu e pranishme në sfilatën e West.

Reperi u shaq i veshur me një bluze që lexonte “White Lives Matter” gjatë një shfaqjeje surprizë të modës Yeezy, e cila shkaktoi polemika në internet, përfshirë kështu dhe Khloen.

Kanye deklaroi edhe një herë se si ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, dhe familja e saj u përpoqën ta mbanin atë larg vajzës së tij, Çikago, në festën e ditëlindjes së saj në fillim të këtij viti.
Ai më tej pretendoi se “nuk mund t’i shihte fëmijët e tij”, vajzën North, 9 vjeç, djali Saint, 6 dhe djalin Psalm, 3- vjeç.
“Unë nuk dua ta bëj këtë në mediat sociale, por ti vazhdon ta sjellësh të gjithë situatën këtu. Të lutem ndalo së akuzuari Kimberly-n dhe të përdorësh familjen tonë kur do të devijosh. Ju e dini saktësisht se ku janë fëmijët tuaj në çdo kohë dhe keni dashur ditëlindje të ndryshme.”- shkroi Khloe.
Ylli i realitetit në fund i kërkoi reperit që “të linte Kim dhe familjen jashtë problemve, në mënyrë që fëmijët të rriteshin në mënyrë paqësore”.


