Rudina Magjistari prej disa ditësh po shijon pushimet verore, nga të cilat ka ndarë disa momente me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, moderatorja është bërë nostalgjike për fillimin e karrierës së saj në televizion.

Magjistari publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram disa foto të shkrepura shumë vite më parë, në të cilat ajo shfaqet në skenë duke prezantuar, e veshur me një fund dhe bluzë, si dhe me flokë të lëshuara.

“Copëza kujtimesh në skenë. Viti?”, shkroi ajo krahas postimit, duke i lënë ndjekësit ta gjejnë vetë kohën se kur janë realizuar ato.
Fotot që Rudina publikoi janë shkrepur në vitin 2000, kur asaj i ishte besuar prezantimi i “Tango”.

Këtë sezon veror, as Rudina nuk i rezistoi trendit për të pozuar me bikini. Ajo ndau me ndjekësit në rrjete sociale disa foto me bikini ngjyrë rozë të realizuara në Turqi.
“E nxehtë si vera”, shkroi ajo krahas tyre.




