Tuna Sejdi do të jetë e ftuara e radhës në “Xing me Ermalin” ku do të flasë për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Së fundmi këngëtarja e dashur për publikun shqiptar erdhi në qendë të vëmendjes së mediave për shkak të konfliktit me kunatin e saj, Robert Berisha.

Këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ajo nuk do të jetë vetëm, por e shoqëruar nga bashkëshorti Patris.

Ndërkohë në videon promo të emisionit, këngëtarja shfaqet në një moment delikat, pasi ka shpërthyer në lot në mes të emisionit.
“E dua vendlindjen time më shumë se gjithçka”, ka thënë Tuna teksa sytë kanë nisur t’i mbushen me lot. Më shumë se ç’ka ndodhur në emision do të mësoni sonte gjatë transmetimit të “Xing me Ermalin”.
© Panoramaplus.al
