Ka pak kohë që nuk është shfaqur në ekran duke prezantuar ndonjë emision, por moderatorja Marina Vjollca është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku për fansat e shumtë publikon foto e video të ndryshme.

Një ditë më parë, Marina ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese dhe “hot”. Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, si dhe ka marrë komente pozitive nga personazhe të famshëm të ekranit shqiptar.

Disa i thonë je yll, të tjerë komentojnë me emoji-n e zjarrit apo të zemrës. Ndërkohë motra e saj, moderatorja Luana Vjollca i shkruan: “E dogjeeee” dhe Marina i përgjigjet: “Do të haj unë ty”.

Ndërsa gazetari dhe miku i saj, Eraldo Rexhi i komenton: “Oooooo Zooooooot ??”, ku moderatorja i përgjigjet: “He biri ke ndonjë gjë ?❤️❤️”.

“Marina Vjollca ç’të të kem… Lum Getoar Selimi për ty”, i përgjigjet sërish miku i saj Eraldo.


